Si duhet të mbillet një fidan, sa duhet hapet vrima dhe qka duhet ti vendoset në vrimë dhe pse nuk duhet të ketë kontakt rrenjëzimi me plehun?
Një fidan duhët të mbjellët pasi të jenë prerë pjesët e sëmura te rrënjëve dhe degëve dhe të jetë zhytur në lëngun dizenfektues, më pas të vendoset drejt me vendin e shartimit 10 cm mbi tokë, vrima duhët të jetë 60cm gjerësi x 60cm gjatësi x 60cm thellësi, në vrimë duhet të hudhet një shtresë e dheut të shkrift më pas një dozë e leht e plehut mineral 0-20-20 npk,= prap një sasi dheu të shkrift dhe pastaj fidani i cili duhet per puthitet mire me vrimën në mënyrë që rrënjët të kenë ajrosje të mirë, dhe pas mbjelljes një shtresë e pleh të shtallës të dekompozuar mirë. Rrënjët nuk duhet të kenë kontakt me plehun pasi mund të vijë deri te oksidimi i lart i rrënjëve nga sasia e lart e monoksideve të plehut.