[vfb id=’1′]
Arra & Lajthi > Arra
Origjina e varietetit chandler është SHBA, e krijuar në vitin 1979 por që kultivohet(shartohet) në Turqi. Kurora e pemës është mesatarisht e bujshme, Frutin e ka të madh me peshë 13 – 15 g me formë ovale randmani i të cilit arrin 48 – 51 %, ndahet lehtë nga gëzhoja dhe lehtë thyhet me dorë. I përshtatët mjaftë mirë zonave me klimë të thatë dhe mund të kultivohet deri në lartësi 1200 m por suksesin më të mirë e jep në lartësi 800 m mbi nivelin e detit. Distancat e mbjelljes jane 7 * 5 qe do te thot ne nje hektar mund te mbjellen 285 fidane. Fidanet jane dy vjecare te certifikume dhe te pasterta ne aspektin fitosanitar dhe varietor.
Origjina e këtijë kultivari është Franca. Pema ka kurorë mesatarisht të bujshme, karakteristikë e Franquetës është se frutdhënien e jep në majë të lastarëve. Është i përshtatshëm për zona malore për shkakë të lulëzimit të vonë dhe është autofertil(vetëpolenizues). Kultivohet me sukses deri ne lartesi mbidetare 1200 m. Distancat e mbjelljes jane 7 * 5 qe do te thot ne nje hektar mund 285 fidane. Fidanet jane 2 vjecare te certifikume dhe te pasterta ne aspektin fitosanitar dhe varietor.
Origjina e fernettes ështa nga Franca. Pema ka kurorë mesatarisht të bujshme, ka lulëzim të vonë gjë e cila është e dobishme, frutdhënien e ka në llastarët anësorë dhe është polenizues i mirë për chandlerin. Fruti është mesatarisht i madh 12 – 14 g, Karakteristike e fernettes eshte se mund te kultivohet ne lartesi te madhe mbidetare dhe ate deri 1800 m mbi nivelin e detit. Fidani eshte dy vjecare i certifikuar nga instituti per pasterti fitosanitare dhe varietore. Distanca e mbjelljes eshte 7 * 5 = 285 bime ne hektar.
Origjina e fernor është nga Franca. Ka kurorë mesatarisht të bujshme, lulëzim të vonë, frutdhënie në llastarët anësorë. Jep rendimente të larta dhe fruta kualtativ. Fruti është mesatarisht i madh 10 – 13 g, me sukses mund të kultivohet në lartësi mbidetare deri 1800 m. Fidani eshte dy vjecare, i çertifikuar nga instituti perkates dhe i paster ne aspektin fitosanitare dhe ate varietor. Distanca e mbjelljes eshte 7 * 5 = 285 bime ne hekta
Është kultivarë amerikan. Karakteristikë e kultivarit “Pedro” është frutdhënia në majë të lastarëve, është vetëpolenizues apo autofertil. Pedro është një nga kultivarët më të kërkuar në treg nga konsumatorët për shkak të thelbit të mirë dhe kushteve klimatike modeste. Pesha e frutit është rreth 12 g ndërsa e thelbit 5.7 g. Mund të kultivohet deri 1200 m lartësi mbidetare apo edhe më shumë, ndërsa si e metë konsiderohet ruajtja e dobët e frutit, fruti mund të ruhet deri në 3 muaj pas vjeljes. Fidani eshte dy vjeçare, i certifikuar dhe i paster nga viruset dhe patogjenet. Distanca e mbjelljes eshte 7 * 5 = 285 bime ne hektar.
[vfb id=’1′]