Analiza e tokës është parakushti i parë që duhet ndërramarë në ngritjen e një pemishte të re. Rëndësia e analizave mekanike dhe kimike qëndron në faktin së përmes saj dihet qfarë pH ka toka, tekstura e tokës, vlera e materieve organike, azoti, kaliumi, fosfori, kalciumi, natiriumi etj. Në bazë të analizave të tokës tregohet së qka duhet shtuar dhe qfarë sasie duhet përdorur. Permes analizave të tokës hartohet plani i plehërimit dhe plani i ujitjës.
Ec e ujit
Kjo tregon sasin e kripërave në ujë dhe sasin e kripërave në solucionin tretës. Rëndësia e ksajë qëndron në atë se nëse uji së bashku me plehë nuk i përshtatët Ec reale atëhërë në bimë shfaqën probleme si pasojë e mos thithjës së mirë të solucionit bimorë, dhe mund të shfaqën simptoma të ndryshmë të mungesave të elementeve ushqyese e deri të moszhvillimi i frutave.
Lartësia mbidetare
Lartësia mbidetare shpeshherë paraqitët si faktorë limitues për kultivimin e pemëve. Në përgithësi pemët mund të kultivohën me sukses në lartësi të mëdha deri në 1000 m. Ndërsa lartësitë më të mëdha për shkak të temperaturave të ulëta, ngricave dhe vegjetacionit të shkurtër nuk mund të shfrytëzohën për kultivimin e pemëve. Kjo ndodhë për arsye se me rritjën e lartësisë mbidetare për cdo 30 m, temperaturat e ajrit zvogëlohen për 1 °C
Faktorët klimatik
Për ngritje të pemishteve të suksesshme nevojitët patjetër të njihën fakorët ekologjik të atij regjioni, në mënyrë që të dijmë të bëjmë zgjedhjen adekuate të llojeve dhe varieteteve, të cilat dëshirojmë me sukses ti kultivojmë. Për vlerësimin e drejtë të faktorëve klimatik të një regjioni të caktuar duhet pasur dhe siguruar shënimet shumëvjecare prej stacionit më të afërt meteorologjikë të atij lokaliteti. Nga kushtet klimatike, të cilat kanë ndikim të theksuar në prodhimtarinë pemëtare bien: drita, nxehtësia, të reshurat(uji), lagështia e ajrit, erërat, breshëri etj.
Faktorët tokësorë
Toka si faktorë ekologjikë paraqet bazën themelore për prodhimtarinë pemëtare. Fakti që sistemi rrënjor i pemëve e kalon tërë jetën në tokë fletë për rëndësin që duhet ti kushtojmë tokës gjatë ngritjës së pemishteve të reja komerciale. Nga toka pemët furnizohen jo vetëm me ujë por edhe më shumë me materie minerale, dhe nga vetitë e tokës në masë të madhe varet jeta e pemëve dhe rentabiliteti i prodhimtarisë pemëtare. Toka duhet ti përgjigjët këtyre kërkesave: të jetë e thellë, e shkriftë, e depërtueshme dhe me strukturë të mirë në të cilën nuk gjendët ujë nëntokësorë i tepërt, të ketë reaksion të përshtatshëm të Ph dhe kushte të volitshmë të një raporti ujor dhe ajëror pa ndryshime të theksuara gjatë periudhës së vegjetacionit dhe pas saj si dhe ky tip i tokës të përmbajë sasi të mjaftueshme të makro dhe mikroelementeve në format e tyre më të përvetshueshme për sistemin rrënjor.