Mirëmbajtja

Arra & Lajthi > Mirëmbajtja

Mirmbajtja

Përgatitja e tokës sipas standardeve për ngritjen e plantacioneve me arrë: pastrimi dhe rrafshimi i terenit, lavërimi i thellë mbi 60 cm, plehërimi bazë me plehëra organike dhe minerale në përputhje me analizat e dheut, kultivimet plotësuese për të siguruar shkriftësimin sa më të mirë të dheut

Furnizimi me ujë në kohë të nevojshme, me sasi të mjaftueshme dhe cilësi të duhur

Trapimi i fidanëve: hapja e kanalit në thellësi 50 cm dhe gjerësi 50 -60 cm, vendosja e fidanëve me një pjerrtësi të lehtë në kanal, mbulimi i fidanëve me rërë të imët të lumit minimum deri 10 cm mbi vendin e shartimit. Në rast se mbjellja nuk arrinë të bëhet në vjeshtë fidanët duhet të mbathen edhe me një shtresë dheu minimum 30 cm mbi vendin e shartimit.

Përgatitja e fidanit

Fidanit të arrës së pari krasiten rrënjët (priten rrënjët e thyera, rrënjët e gjata priten në 1/3 nuk duhet të jenë më të gjata se 30 cm, vendet ku janë prerë më heret rrënjët gjat nxjerrjes priten edhe një her afër prerjes 2-3 cm nën prerje)

Pastaj vendosen në një solucion bakri për dezinfektim të sistemit rrënor ku duhet të qëndrojnë 5- 10 minuta ( në një enë me vëllim të përshtatshëm për sistem rrënjor përgatitet solucioni me ujë dhe preparat bakri paraprakisht)

Pas dezinfektimit bëhet qullosja e fidanit (në një enë tjeter me vëllim të përshtatshëm, përgaditet një qull i hollë: një pjesë dherishtë e shkriftë, një pjesë bajga të freskëta ose pleh i djegur dhe një pjesë ujë) të cilat përzihen mire deri sa qulli të jetë i ngjitshëm për rrënjëve – ngjashëm me qullin gatimin e flijave.

Procesi i mbjelljes:

▪ Përgatitja e gropave për mbjellje

▪ Hapja e gropave 50 cm të gjera të thella 40- 50 cm

▪ Në fund të gropes hudhet një shtresë pleh organic (10 kg / gropë) ose 0.5kg pleh të peletuar pastaj hudhet një pjesë pleh mineral NPK 7:20:28 + MK (100 g/ gropë) dhe pastaj mbulohet me një shtresë dherishtë e shkrift nga sipërfaqja e punuar tokës deri në nivelin 30 cm pa u mbush gropa.

Mbjellja e fidanit

▪ Në gropen e cila ka mbetur 30 cm pa u mbushur nga përgatitja e më hershme në pjesen e fundit vendoset një pjesë dherishtë e shkrift në formë konike (plisit) pastaj mbi të vendoset fidani i cili duhet të mbështetet sistemi rrënjor mire për dheut pastaj mbulohet me dhe të shkrift .

▪ Pas mbulimit me dhe të shktift ngjeshet pak lehtësisht.

▪ Pastaj venoset pleh organic (5 kg) ose 0.5 kg pleh të peletuar dhe pleh mineral NPK 7:20:28 + MK (100 g) rreth fidanit perafersisht 10 cm larg tijë që të mos e prekë trupin e fidanit

▪ Pastaj mbulohet me dhe të shkrift

▪ Vendi i shartimit duhet të mbetet së paku 5 cm mbi tokë

▪ Menjëher pas mbjelljes vendoset një kunjë përforcuese për secilin fidanë së paku 1.5 m mbi tokë me të cilin lidhet fidani në formë të numrit “8”

Krasitja

Në pranverë duhet të bëhet krasitja në 40-60 cm lartësi varësisht prej gjendjes së sythave

Pastaj vendi i prerë duhet të mbulohet me dyll (masiq) që përdoret për lyerjen e plagëve ps prerjeve

Krasitjen duhet ta bëjë në person që e njeh mire këtë proces

Mirëmbajtja

Largimi i barojave të këqija së paku 1m rreth fidanit

Trajtimi (spërkatja) me preparate kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve