Blej Produktet

Arra & Lajthi > Blej Produktet

Allat-dhe-lajdthit.png

Chandler

Origjina e varietetit chandler është SHBA, e krijuar në vitin 1979 por që kultivohet(shartohet) në Turqi. Kurora e pemës është mesatarisht e bujshme, Frutin e ka të madh me peshë 13 – 15 g me formë ovale randmani i të cilit arrin 48 – 51 %, ndahet lehtë nga gëzhoja dhe lehtë thyhet me dorë. I përshtatët mjaftë mirë zonave me klimë të thatë dhe mund të kultivohet deri në lartësi 1200 m por suksesin më të mirë e jep në lartësi 800 m mbi nivelin e detit. Distancat e mbjelljes jane 7 * 5 qe do te thot ne nje hektar mund te mbjellen 285 fidane. Fidanet jane dy vjecare te certifikume dhe te pasterta ne aspektin fitosanitar dhe varietor.

Çmimi 5 Euro

Për porosi plotësoni Formularin poshtë dhe ne do ju kontaktojm ose na kontaktoni ju në Kontakti

arra-Chandler-.png
Allat-dhe-lajdthit.png

Franquette

Origjina e këtijë kultivari është Franca. Pema ka kurorë mesatarisht të bujshme, karakteristikë e Franquetës është se frutdhënien e jep në majë të lastarëve. Është i përshtatshëm për zona malore për shkakë të lulëzimit të vonë dhe është autofertil(vetëpolenizues). Kultivohet me sukses deri ne lartesi mbidetare 1200 m. Distancat e mbjelljes jane 7 * 5 qe do te thot ne nje hektar mund 285 fidane. Fidanet jane 2 vjecare te certifikume dhe te pasterta ne aspektin fitosanitar dhe varietor.

Çmimi 5 Euro

Për porosi plotësoni Formularin poshtë dhe ne do ju kontaktojm ose na kontaktoni ju në Kontakti

Trio-Franquette-Grenoble.jpg
Allat-dhe-lajdthit.png

Fernette

Origjina e fernettes ështa nga Franca. Pema ka kurorë mesatarisht të bujshme, ka lulëzim të vonë gjë e cila është e dobishme, frutdhënien e ka në llastarët anësorë dhe është polenizues i mirë për chandlerin. Fruti është mesatarisht i madh 12 – 14 g, Karakteristike e fernettes eshte se mund te kultivohet ne lartesi te madhe mbidetare dhe ate deri 1800 m mbi nivelin e detit. Fidani eshte dy vjecare i certifikuar nga instituti per pasterti fitosanitare dhe varietore. Distanca e mbjelljes eshte 7 * 5 = 285 bime ne hektar.

Çmimi 5 Euro

Për porosi plotësoni Formularin poshtë dhe ne do ju kontaktojm ose na kontaktoni ju në Kontakti

Fernette.jpg
Allat-dhe-lajdthit.png

Fernor

Origjina e fernor është nga Franca. Ka kurorë mesatarisht të bujshme, lulëzim të vonë, frutdhënie në llastarët anësorë. Jep rendimente të larta dhe fruta kualtativ. Fruti është mesatarisht i madh 10 – 13 g, me sukses mund të kultivohet në lartësi mbidetare deri 1800 m. Fidani eshte dy vjecare, i çertifikuar nga instituti perkates dhe i paster ne aspektin fitosanitare dhe ate varietor. Distanca e mbjelljes eshte 7 * 5 = 285 bime ne hekta

Çmimi 5 Euro

Për porosi plotësoni Formularin poshtë dhe ne do ju kontaktojm ose na kontaktoni ju në Kontakti

fernor.jpg
Allat-dhe-lajdthit.png

Pedro

Është kultivarë amerikan. Karakteristikë e kultivarit “Pedro” është frutdhënia në majë të lastarëve, është vetëpolenizues apo autofertil. Pedro është një nga kultivarët më të kërkuar në treg nga konsumatorët për shkak të thelbit të mirë dhe kushteve klimatike modeste. Pesha e frutit është rreth 12 g ndërsa e thelbit 5.7 g. Mund të kultivohet deri 1200 m lartësi mbidetare apo edhe më shumë, ndërsa si e metë konsiderohet ruajtja e dobët e frutit, fruti mund të ruhet deri në 3 muaj pas vjeljes. Fidani eshte dy vjeçare, i certifikuar dhe i paster nga viruset dhe patogjenet. Distanca e mbjelljes eshte 7 * 5 = 285 bime ne hektar.

Çmimi 5 Euro

Për porosi plotësoni Formularin poshtë dhe ne do ju kontaktojm ose na kontaktoni ju në Kontakti

Pedro.jpg
Allat-dhe-lajdthit.png

E gjata e Istrës

Është varietet kroat me fruta të mëdhenjë të zgjatur dhe këllëf më të gjatë së fruti. Ka randman rreth 45 % ndërsa yndyrë 65 %. Hynë në frutdhënie në vitin e 4 me një sasi modeste të prodhimit, ndërsa prodhimin maksimal e arrin nga viti 8 deri 10. Distanca e mbjelljes 5 * 4 = 500 bime / ha. Fidani është njëvjecar, i çertifikuar, i paster nga viruset dhe patogjenet.

Ҫmimi 5 euro

Për porosi plotësoni Formularin poshtë dhe ne do ju kontaktojm ose na kontaktoni ju në Kontakti

E-gjata-e-Istrës.jpg
Allat-dhe-lajdthit.png

Romakja

Ka fruta të mëdhenjë në formë të rrumbullakët pak të shtypur. Randmani i thelbit sillet rreth 45 %, ndërsa yndyra 60 %. Frutat piqen mesatarisht vonë. Pema ka bujshmëri të dobët. Distanca e mbjelljes 5 * 4 = 500 bime / ha. Fidani është njëvjecar, i çertifikuar, i paster nga viruset dhe patogjenet.

Ҫmimi 5 euro

Për porosi plotësoni Formularin poshtë dhe ne do ju kontaktojm ose na kontaktoni ju në Kontakti

Romakja.jpg
Allat-dhe-lajdthit.png

Tonda Gjentile

Varietet Italian i njohur në gjithë botën si varietet i shkëlqyer për përpunim. Ka fruta të mëdhenjë të rrumbullakët dhe si të tillë janë të përshtatshëm për përpunim në industri. Ka randman 45 %. Pema ka bujshmëri të madhe dhe jep rendimente të larta. Rendimeti mund të arrijë ose tejkalojë 2500 kg për hektarë. Fidanet janë njëvjecare, dyvjeçare dhe tre vjeçare te çertifikuara dhe te pastërta nga aspekti fitosanitar. Ҫmimet

a) fidanet njëvjeçare 7 euro
b) fidanet dyvjeçare 7.5 euro
c) fidanet trevjeçare 8 euro

Për porosi plotësoni Formularin poshtë dhe ne do ju kontaktojm ose na kontaktoni ju në Kontakti

Tonda-Gjentile.jpg
Allat-dhe-lajdthit.png

Hacibis

Pema është mesatarisht e bujshme me një rendiment modest. Frutat zakonisht janë me formë ovale në të gjerë. Lëkura e frutave është e trashë, ndërsa mezokarpi është me ngjyrë krem me një cilësi shumë të mirë. Ajo pjekët në javën e tretë të shtatorit. Si polenizues përdorën “ Karamehmet dhe Firdola. Hacibis është një varietet mjaftë i pëlqyer nga konsumatorët. Distanca e mbjelljes është 7 * 5 = 285 bimë / ha. Fidanet janë me standart ndërkombëtarë, te pastërta ne aspektin varietor dhe fitosanitar.

Ҫmimi 6 euro.

Për porosi plotësoni Formularin poshtë dhe ne do ju kontaktojm ose na kontaktoni ju në Kontakti

Hacibis.jpg
Allat-dhe-lajdthit.png

Osmanoglu

Pema ka kurorë mesatarisht të fuqishmë me një larmi të rritjes. Frutat janë mesatar deri të mëdhenjë në formë ovale. Pjekja bëhet në javën e tretë të shtatorit, si polenizues përdorën Karamehmet, Firdola. Ky varietet është mjaftë i përshtatshëm për përpunim sidomos për ëmbëlsira. Madhësia e frutave është 6 g deri 11.4 që do të thot 58 deri 114 kokrra 1 kg. Distanca e mbjelljes është 7 * 5 = 285 bimë / ha. Fidanet janë me standart ndërkombëtarë, te pastërta ne aspektin varietor dhe fitosanitar.

Ҫmimi 6 euro.

Për porosi plotësoni Formularin poshtë dhe ne do ju kontaktojm ose na kontaktoni ju në Kontakti

Osmanoglu.jpg
Allat-dhe-lajdthit.png

Firdola

Firdola ka frut më shumë në formë trekëndëshi, ngjyra e lëkurës është mesatarisht e errët dhe me pak shkëlqim, ndërsa brendësia e frutit është ngjyrë kremi. Pjekja fillon në javën e dytë të shtatorit, frutat janë të vegjël me madhësi 11.2 – 13 g(112 – 130 copë/kg). Distanca e mbjelljes është 7 * 5 = 285 bimë / ha. Fidanet janë te çertifikuar dhe të pastërta nga aspekti fitosanitar.

Ҫmimi 6 euro.

Për porosi plotësoni Formularin poshtë dhe ne do ju kontaktojm ose na kontaktoni ju në Kontakti

Firdola.jpg
Allat-dhe-lajdthit.png

Maraval

Është varietet Francez i kryqezuar mes llojin europian dhe atij japonez. Ka lulëzim te vonë gjë e cila e mbron bimën nga ngricat e vonshme pranverore. Maraval nuk ka kërkesa të mëdha ndaj kërkesave të tokës dhe mund të përdoret si nënshartes e mirë për shumë varietete. Distanca e mbjelljes është 7 * 5 = 285 bimë / ha. Fidanet janë të pastërta dhe te çertifikuara nga instituti bujqësor.

Ҫmimi 6 euro.

Për porosi plotësoni Formularin poshtë dhe ne do ju kontaktojm ose na kontaktoni ju në Kontakti

chestnuts.jpg

Përfitimet nga Arra

1.png

1

Hektar

2.png

285

Trupa të Arres

3.png

4

Në Vitin e 4 = 1 Kg Arra për Trup

4.png

20

Përfitimet për 1 Hektar pas vitit 15 deri në 20 mij Euro